Meta publikon foton me Arqipeshkvin e Tivarit, zbulon dhuratën e veçantë

Shqipëria

Meta publikon foton me Arqipeshkvin e Tivarit, zbulon dhuratën e veçantë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:08
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, është takuar me Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta ndan foto ku shihet pranë Gjonlleshajt dhe shkruan se ka mirëpritur dhuratën e bërë nga ai, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një nga botimet krishtere më të vjetra në rajonin tonë.

“Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

E vlerësoj dhuratën e tij, "Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit", një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat