Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj.
Gazetarja Valbona Davidhi mëson se vajza rreth orës 19:20 ka rënë nga fiku në kopshtin e shtëpisë.
Vajza është dërguar nga familjarët fillimisht në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë.