Një sherr i përmasave të mëdha është shënuar pasditen e djeshme në Shëngjin.
Disa persona janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta.
Siç shihet edhe nga pamjet e më poshtme, të siguruara nga JOQ ALBANIA, disa të rinj, me shkopa dhe hekura nëpër duar qëllojnë njëri-tjetrin pa mëshirë.
Mes tyre ndërhyjnë kalimtarë dhe të afërt, por është e pamundur që të ndalen.
Mësohet se policia ka proceduar disa persona.