Po transportonte 14 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Po transportonte 14 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, ndërsa në pranga ka rënë një 40-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.B., u kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij, 28-vjeçari me inicialet G.N.

40-vjeçari është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat