Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përfshirjen e një punonjësi të Bashkisë së Tiranës në trafik droge.
Bardhi shkruan në Facebook se i arrestuari, punonjës i zjarrfikëses në Tiranë, rezulton të jetë patronazhist i PS-së.
Ai shton se ky është kriminalizimi i politikës, masakra zgjedhore e 25 prillit,dhe se kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës.
Bardhi: Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.