Shoqata e Bareve dhe Restoranteve i ka drejtuar qeverisë një letër me tre kërkesa kryesore.Shoqata I kërkon qeverisë të ulë tvsh për këtë sektor, të rishikojë orarin e lejimit të muzikës dhe të lëvizjes së lire të qytetarëve. Sipas tyre biznesi I bareve dhe restoranteve ka qënë ndër më të penalizuarit ndaj rikthimi I punës me kohë të plotë do të shërbente për të rikuperuar humbjet e shkaktuara.
“Kërkojmë rishikimin e orarit të lejimit të muzikës dhe rishikimin e orarit të mbylljes së aktivitetit tonë pasi kjo mbyllje ekziston për bllokun e qëndrën e qytetit ndërsa per sheshet e koncertet nuk ka as orare dhe as pengesa. Kërkojmë uljen e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit e shikojmë si një instrument të domosdoshëm dhe kyç për të nxitur e zhvilluar vijimin e aktivitetit në të njëjtin kapacitet si më parë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.”
Baret dhe restorantet ishin të fundit që u hapën së bashku me transportin, pas lirimit të pjesshëm të masave izoluese për parandalimin e coronavirusit
“Efektet ekonomike të kësaj situate janë të pakonceptueshme sa i përket ringritjes së aktivitetit, për shkak se rënia e xhiros që nisi përpara mbylljes me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po vijon edhe sot.”
Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur që baret dhe restorantet të mbyllin aktivitetin në orën 23.00 me premtimin se kjo masë do të rishikohet në fillim të muajit korrik.