Drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj është goditur për shkak të detyrës ditën e sotme.
Ai e ka bërë denoncim në polici dhe në Prokurorinë e Pukës për dhunën që i është ushtruar.
“Jam goditur nga shtetasi Marjan Qafa, për shkak të detyrës. Shtetasit Marjan Qafa i shkëputa një linjë uji të paligjshëm” mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij.
Mësohet se Marjan Qafa është ish-oficer i policisë.