Siguria në det, ndjekje penale për operatorët që u mbyten pushuesit në plazhe

Shqipëria

Siguria në det, ndjekje penale për operatorët që u mbyten pushuesit në plazhe

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Pas dështimit me hiqjen licensave për lokalet që nuk kishin roje bregdetare, qeveria kalon në një tjetër ekstrem.

Premton ndjekje penale për privatët nëse një pushues mbytet në plazhin që ata e kanë marrë me qira nga shteti.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili nga Durrësi ka thënë gjithashtu se mbrojtja e jetës në plazhe nuk po zbatohet plotësisht.

Klosi: Një strukturë që duhet të ketë ruajtësin e plazhit, një aksident në det përbën vepër penale për poseduesin e plazhit që nuk ka ruajtësin e plazhit si ngjarje edhe penale karshi forcave të rendit apo zbatimit të ligjit.

Klosi në mbledhjen e Komitetit të Turizmit në Durrës, tha gjithashtu se ky qark është ndër zonat që prodhon më shumë të ardhura në rang vendi.

Sa i përket problematikave, ai theksoi trafikun dhe autobusët e pranishëm në zonat afër plazhit.

Klosi: Nuk kemi akoma një përgatitje të vërtetë të strukturave tona turistike për një fluks të madh turistik, sidomos ai i muajit korrik dhe maksimalisht muajit gusht-shtator.

Edhe pse sezoni turistik ka nisur prej javësh, plazhet ende nuk janë ndarë me qira pasi për 815 parcela që janë në dispozicion të privatit, ka pasur aplikime vetëm për 430 të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat