Ambasadori i BE në Shqipëri është takuar me kreun e KLGJ Naureda Llagami.
Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.
“Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, avancimit në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.
Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. EU do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan ai.