Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në një nga veprimtaritë e institucioneve të drejtësisë nga ku ka theksuar se të gjithë qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Gjatë fjalës së saj, Kim shtoi se ambasada e SHBA mbështet monitorimin e këtyre dy institucioneve dhe theksoi se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë.
Yuri Kim: Ambasada e SHBA mbështet monitorimin e KLGJ dhe KLP. Monitorimi i performancës është esencial për reformën. Roli i KLGJ dhe KLP është tepër kritik, nuk është i kollajtë, njerëzit i kanë sytë tek ju. Ka kosto vetijake dhe profesionale, por ia vlen. Nëse nuk paguajmë kostot do t’i paguajnë brezat e tjerë.
Institucionet e reformës në drejtësi janë të ngritura. Shumë prokurorë e gjyqtarë janë larguar dhe kjo është gjë e mirë. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë dhe ju nuk jeni vetëm në këtë punë që keni para. E kuptojmë edhe ne trysninë që ju keni në punë.