Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit.
Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar.
Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.