Në Gjykatën Kushtetuese ka rifilluar seanca për shqyrtimin e padisë për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, padi kjo e depozituar nga Voltana Ademi, asokohe kryetare e Shoqatës së Bashkive.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi, gjatë parashtrimit të argumentave të saj në seancë thotë se kërkesa e Shoqatës së Bashkive nuk gëzon legjitimitet.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për të shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet vendore.
Më herët gjatë ditës Gjykata Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të qeverisë për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e përfaqësueseve të qeverisë që pjesë e seancës të jetë Shoqata për Autonomi Vendore.