Temperaturat e larta kanë përfshirë këtë javë vendin tonë, duke u bërë shkak edhe për vatrat e zjarreve.
Flakët kanë rënë ditën e sotme në afëri të Shkëmbit të Kavajës, duke përfshirë disa bimësi me shkurre.
Zjarri u favorizua nga era, duke u përhapur me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat e kanë të vështirë të veprojnë për shkak të terrenit të thepisur.