Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë gjykimin për çështjen e kushtetueshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Ajo vendosi të kërkojë një mendim më të specializuar nga Komisioni i Venecias.
Vendimi është marrë gjatë seancës maratonë të ditës së sotme, ku për më shumë se 9 orë palët kanë parashtruar argumentat pro dhe kundër.
Qeveria kërkoi mosmarrjen në shqyrtim të kësaj kërkese dhe atë të pezullimit të gjykimit deri në momentin që të sqarohej nga Gjykata Administrative e Tiranës se kush janë drejtuesit e rinj të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila ka dorëzuar padinë në këtë gjykatë.