Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshmë.
Sipas burimeve zyrtare, më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.