Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” dy mjekët dhe sekserët e arrestuar pak ditë më parë me akuzën se falsifikonin testet e Covid-19.
Mjekët dhe sekserët janë mes 15 të arretuarve, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve dhe përgjimeve që i nxorën zbuluar pazaret e tyre për të kryer tamponë falsë.
Njëri prej mjekëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
PJESE NGA PERGJIMET NE DOSJEN E PROKURORISE
Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar nga Komisariati i Policisë Rinas edhe disa raste të tjera me teste Covid të falsifikuara nga persona që kanë tentuar të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit të Rinasit në vendet e BE-së. Këta persona kanë përdorur teste me logon e laboratorit “Genius”. Mësohet se nga informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore për këtë aktivitet kriminal në fushën e falsifikimeve është mësuar nga burime policore se personi i cili mund t’i falsifikonte këto teste ishte shtetasi Ronald Karrica, i cili kishte një dyqan internet-fotokopje-printime në rrugën “Zihni Sako” Tiranë pranë vendit të quajtur Oxhaku.
Prokuroria e Tiranës thotë se janë bërë shkresat për konfirmimin e testeve të konstatuara, gjetura dhe sekuestruara me cilësinë e provës materiale ku nga përgjigjet e klinikës, “Genius” është kthyer përgjigje se testet dhe barkodet e kërkuar apo gjeneralitetet e personave nuk janë kryer ekzaminime sa i përket testeve Covid pranë këtyre klinikave. “Nga kontrolli i banakut ku ai punonte është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar USB të ndryshme, një lap-top i markës ‘HP’ dhe njësia kompjuterike ‘Dell’, ku mbas një këqyrjeje paraprake ka rezultuar se ka pasur materiale implikuese për falsifikimin e testeve Covid me logon e laboratorëve ‘Genius’ dhe ‘Alnet’”, thuhet në dosje.
Gjithashtu, shtetasit Ronald Karrica i është gjetur dhe sekuestruar telefoni i tij dhe gjatë këqyrjes voluminoze në aplikacionin “Whatsapp” janë konstatuar komunikime me persona të ndryshëm, të cilat i kanë kërkuar që t’i sigurojë (prodhojë) teste Covid kundrejt pagesës për persona të tjerë të cilët do të udhëtonin jashtë Shqipërisë. Po ashtu, këta persona i nisnin Ronald Karricës foton e kartës së identitetit të personit, kohën e nisjes së tij, vendin nga do të kalonte dhe i kërkonin që ti siguronte testin në dispozicion të tyre në afatin që klientët e donin. Marinela Farmanet, e cila e identifikuar në sistemin “Deepsee” figuron me emrin Marinela Kalaja ku i dërgon Ronit një kartë identiteti me emrin Besmir Murati dhe ku i thotë se dalja i duhet për nesër pasdite (domethënë për datën 20.06.2021).
Biseda e plotë, vijon si më poshtë:
Marinela Farmanet: Daljen për nesër mëngjes
Marinela Farmanet: Më fal, nesër masdite
Marinela Farmanet: Se avioni e ka të hënën mëngjes
Rmedia: Nesër për nesër darkë
Marinela Farmanet: Po, mos ma harro të lutemmmm
Rmedia: Po nisem Marinela
Farmanet: O Roni të lutëm
Marinela Farmanet: A do vonohesh shume? Në këqyrje vazhdohet me shtetasin e quajtur Eltjon Kola, ku që prej datës 21 prill e në vazhdim ka biseda të vazhdueshme dhe shumë karta identiteti, të cilët kërkojnë test Covid. Në bisedën e tij të fundit me këtë shtetas në datën 20.06.2021 në orën 12:35 Roni i thotë: Me 10 Euro ose 1250 copa do i bëjmë deri në fund të gushtit. Thuaj 25 ose 35 euro të tjerëve ose për mik me 2500 lekë.
Biseda është si më poshtë vijon:
Eltjon Kola: Dalja sonte në 19:30
Rmedia: Hajde
Eltjon Kola: A është gati
Rmedia: Po
Rmedia: IKA
Eltjon Kola: Më thuaj kur ta lësh aty
Rmedia: Të dy njësoj
Rmedia: Gati
Eltjon Kola: Erdha
Eltjon Kola: Dalja sot në 8 të darkës
Eltjon Kola: Se nisen nesër në mjes
Rmedia: 28 me 29 ora 14 e 30
Eltjon Kola: Po me 27 në darkë ka ik
Eltjon Kola: Roni aman a ka shku te puna akoma
Eltjon Kola: Ai se është duke prit në doganë ai shoku
Rmedia: 27 në 21.40
Eltjon Kola: Po
Eltjon Kola: Aman ma ço pdf
Eltjon Kola: Ditëlindja 12.07.2004
Eltjon Kola: Për sot në orën 5:30 daljen
Eltjon Kola: Roni aman çoje pak
Eltjon Kola: Se për 10 min vjen në dyqan ai shoku
Rmedia: Kur
Rmedia: T’i ka pagu lekët Olsi
Eltjon Kola: Hahahahhahahahah
Rmedia: Të gjthë t’u prenotu Olsin me e taku për borxhet
Rmedia: Tani me aplikim tek e-albania Eltjon Kola: Lene mos pyt Eltjon Kola: Po dhe ka mundësi
Rmedia: Zgjidh debitorin… tek menuja apliko për debimarrje
Rmedia: Olsi po thot ç’a ka ky që qesh me vete
Rmedia: Mreti
Eltjon Kola: Hahahahhahahahhahah më ke vdek
Rmedia: O Olsi
Rmedia: Ta di që qeshim me atë
Eltjon Kola: E ka kuptu po se din se me kë po flas
Rmedia: Mos ja trego
Rmedia: Se është Eltjon Kola: I ka ik zari
Rmedia: Po qaj me lot
Rmedia: Tu rregullu lokalin Olsi
Eltjon Kola: Tu e gadit
Rmedia: Thuji Olsit
Rmedia: Edhe aty ku e ke lënë celularin ti, prapë Olsi po mundohet të ta marri me pi**somllik
Eltjon Kola: Hahahahhahaha është i kapshëm, ta kap në ajër
Rmedia: Kujdes! Rmedia: Ika unë. Të fala Eltjon Kola: Shnet
Rmedia: Kur dalja
Eltjon Kola: Një sek
Eltjon Kola: 7:40pm e ka sot fluturimin
Rmedia: Dje darkë për sot në mjes ora 10.12 Eltjon Kola: A u bo dak
Rmedia: Po
Rmedia: Me 10 euro ose 1250 copa do i bëjmë deri ne fund gushtit. ok
Rmedia: Thuji 25 ose 35 euro tjerëve
Rmedia: Ose për mik me 2500 lekë. Klodian Muharremi, shënuar në telefon me emrin KLSH ku në biseda të ndryshme i kërkon për të bërë tampona duke i dhënë orën e daljes dhe emrat e personave dhe emrin e laboratorit i përcaktohet nga ky i fundit.
Bisedat janë si më poshtë vijon:
Rmedia: Mirmjes
KLSH: Për rripin
KLSH: Mi sill ke puna dhe te jap ndonjë gjë
KLSH: Sa fotokopje janë
Rmedia: Legen
Rmedia: Lul Basha e ka fajin
KLSH: Ke puna
Rmedia: Pffff
Rmedia: Jam tu bo grafi në filen
KLSH: Ok
Rmedia: Pasdite
KLSH: Po, drekë Rmedia: Ok
KLSH: T’i kesh gati
KLSH: Për këtë burrë e grua janë këto orare
KLSH: Ja t’i them
Rmedia: Id
KLSH: Po ja të mi nisi
KLSH: O vlla
KLSH: Për gjys ore më duhen të lutem, më bën nderin më të madh që të mbyll letrat e shpisë
Rmedia: Kartën tate
Rmedia: Ma ço
KLSH: Ta paça borxh se me ke mbaru hallin për zotin
Rmedia: Gati e ke
KLSH: Ok
KLSH: Ja se do vi ta marr
Rmedia: Jam te Panorama
Rmedia: Po pij birrë
KLSH: Ap dje në orën 6 me sot në orën 7
KLSH: Bëje se erdha
KLSH: Për 10 min jam aty
KLSH: Ap më dt 23 ora 11 e mëngjesit. Dalja me dt 24 ora 12 e mëngjesit
KLSH: Aplikimi dje me dt 20 ora 6 e mbasdites dalja sot me dt 21 ora 7 e mbasdites
Rmedia: Leandra Hoxha
Rmedia: Shife ç’a ka. Nqs ka doktor aty të ta thotë se për ça bëhet fjalë.
KLSH: Nuk ka ardhë akoma
Rmedia: Po tani KLSH: Ja ta shoh
Rmedia: Shihe ç’a ka
Rmedia: Si kanë dalë KLSH: S’janë keq KLSH: Po qenka me probleme me veshkat
Rmedia: Aha
Rmedia: Si do i bëhet
Rmedia: Të tha gjë diamanti i veshkave
Rmedia: Nqs s’e ke pyet, ma pyet pak
Rmedia: Ma kujtove… Diamantin
KLSH: Po, s’me ka dhënë prgj
Rmedia: Ok
Rmedia: Kur
KLSH: Duka certifikata
KLSH: Llogarit sikur e kanë bo para dy javësh
KLSH: Fajzerin
KLSH: Ma nis pdf shikoje mirë
Rmedia: Gen
Rmedia: Apo aln
KLSH: Aln
Rmedia: OK
KLSH: O idjot, ja nisa atë
Rmedia: Ok janë të dyja, puq
Rmedia: Me Genius nuk i kontrollojnë, s’kanë dyshime
KLSH: E di
KLSH: Dt poshtë veja 21 prill
KLSH: Ma printo pak këtë
Rmedia: Nesër
KLSH: Mi bëj një printim dhe mi mbaj aty se do vi t’i marr
KLSH: Ap dje në orën 6 mbasdite dalja sot në orën 7 mbasdite
KLSH: Me xhenius
Rmedia: Ku je
KLSH: Ma nis pdf
KLSH: Ne shpi jam
KLSH: Hajde po dush
KLSH: Pim nje kafe
KLSH: Ma nis se po pret
KLSH: Se harrova te them që e du pdf
Rmedia: Aha ok Rmedia: Erdha
KLSH: A je tu ardhë o majmun
KLSH: O legen
KLSH: O pler
Rmedia: 1 min aty
KLSH: Po po ti 1 min e ke 3 orë
Rmedia: Te shpia jote
KLSH: Dola.