U mbajt sot seanca e parafundit e legjislaturës së Kuvendit, ku u miratuan disa projektligje.
Projektligji: “Për të huajt” u miratua me 87 vota pro, 6 kundër dhe një abstenim.
Projektligji: “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse” u miratua me 81 vota pro, 9 kundër dhe katër abstenim.
Lidhur me këtë projektligj që u prezantua në Kuvend nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pati kontestime nga rreth 140 organizata jo fitimprurëse që kërkuan të mos miratohej.