Një sherr i dhunshëm për pronat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Sipas abc është goditur me lopatë në kokë drejtori i bashkisë në Gjirokastër.
Mësohet se Seit Rondo, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër është konfliktuar fizikisht me Kujtim Bashën.
Rondo ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” duke marrë kujdes shëndetësor.
Nga ana tjetër, Kujtim Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.