Një tjetër vend anëtarë i Bashkimit Europian ka vendosur që të lehtësojë masat për udhëtimet me shqiptarët.
Ministria e Jashtme njofton se Spanja ka vendosur të lehtësojë masat dhe çdo kush që do të udhëtojë drejt këtij vendi i duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.
Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç.
Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.