Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të njëfamilje.
Uniformat blu konfirmojnë se viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga. Nga pamjet shihet se mjeti “Toyota” me të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë që Audi është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.