Dy qytetarë në Vlorë kanë konfliktuar për motive të dobëta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi F.P, 57 vjeç, pasi u sulmua me thikë nga shtetasi P.S 59 vjeç.
Mësohet se 59 vjeçari P.S, banues në Vlorë, është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Ndërkohë qytetari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.