U shua një familje/ Arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin tragjik

Shqipëria

U shua një familje/ Arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin tragjik

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin, Ilgi Madanin që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në aksin rrugor Fier-Vlorë.

4 pjesëtarët e familjes Gushi, burrë e grua, dhe dy vajzat e mitura, 9 e 14 vjeç, humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga pas nga "Audi" me të cilin udhëtonte i riu. 

Mësohet se Igli Madani po udhëtonte me shpejtësi tej normave, duke kthyer në tragjedi pushimet për familjen e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

•I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat