“Shqipëria përmbush kërkesat minimale në lidhje me transparencën fiskale për vitin 2021”.
Kështu thuhet në raporton e Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Transparenca fiskale informon qytetarët se si shpenzohen të ardhurat e qeverisë dhe të ardhurat nga taksat. Ky është një element kritik i menaxhimit efektiv të financave publike. Transparenca u siguron qytetarëve një dritare në buxhetet qeveritare dhe ndihmon që qeveritë të japin llogari. N
dihmon në ndërtimin e besimit dhe qëndrueshmërisë së tregut. Raporti i Transparencës Fiskale i mandatuar nga Kongresi është një mjet për të identifikuar mangësitë dhe për të mbështetur ndryshimet e nevojshme.”, thuhet në raport.