Shoferja përplas me makinë të riun

Shqipëria

Shoferja përplas me makinë të riun

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një tjetër aksident është regjistruar sot në Shqipëri. Një i ri, që po udhëtonte me një motor, mbeti i plagosur në Elbasan, në afërsi të urës së Zaranikës.

Sipas informacioneve të para, një makinë tip “Ford” që drejtohej nga një femër ka përplasur të riun, i cili mësohet se e kishte marrë skuterin me qira dhe po bënte xhiro në qytet.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin kirurgjik.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat