Investimet e huaja direkte bien, në ndërtim rriten

Shqipëria

Investimet e huaja direkte bien, në ndërtim rriten

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Investimet e huaja direkte ranë me 1.5 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e fortë është vënë re në sektorin e energjitikës, pas përfundimit të projektit TAP. Megjithatë, ky sektor pritet që rigjallërohet me projektet e parqeve energjitike diellore të Karavastasë dhe Spitallës, të fituara që të dyja nga kompania franceze, Voltalia.

Shifrat dalin nga Banka e Shqipërisë, që thotë se në tremujorin e parë të 2021, investimet e huaja direkt kapën nivelin e 228.7 milionë euro.

Fluksi neto i investimeve direkte ra me 5.3 për qind në periudhën janar-mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet e huaja direkte në pjesën më të madhe ishin me origjinë nga Holanda me 40.5 mln euro, ndjekur nga Franca me 34 mln euro dhe Italia me 28.5 mln euro.

Sektorët që tërhoqën volumin më të madhe të këtyre investime ishte industria e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të tyre, me rreth 40 mln euro dhe më pas sigurimet me 37.4 mln euro.

Sektorët e tjerë që kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin i të këtij viti në krahasim me periudhën janar-mars të vitit të kaluar kanë qenë shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet.

Në sektorin e pasurive të paluajtshme vihet re rritja më e fortë me rreth 65 për qind, që në para përkthehen rreth 30 mln euro. Ndërkohë, në industrinë e ndërtimit investimet e huaja direkte u katërfishuan në krahasim me një vit më parë duke shkuar në rreth 12 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat