Shkaktoi aksidentin tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes, ja sa vite burg rrezikon

Shqipëria

Shkaktoi aksidentin tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të familjes, ja sa vite burg rrezikon

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Igli Madani ishte shoferi i “Audi-t” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, mes tyre edhe dy vajzat 9 dhe 14 vjeçe.

22-vjeçari u arrestua nga policia, por nuk është një emër i panjohur për efektivët, pasi gjatë 3 viteve me patentë, ai ka marrë 8 gjoba.

4 prej tyre kanë qenë për parakalim të gabuar.

Për ngjarjen e sotme, i riu rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg, masë e parashtruar në Kodin Rrugor të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat