Katër trupat e viktimave të familjes Gushi nga fshati Dukas po përcillen për më banesën e fundit.
Dhjetëra të afërm familjarë dhe gjitonë janë mbledhur në banesën ku jetonte Eduart Gushi me bashkëshorten dhe fëmijët 9 dhe 14 vjeç.
Ishte një familje shumë e mirë, i kishte të gjitha kushtet. Nuk e di kur ishin kthyer nga emigracioni. Unë që i njoh më dhemb shpirti, sidomos ne prindërve. Ju mbyll dera. Ishin njerëz në hallet e veta. U prish një fole e madhe," thotë një fqinj.
Aksidenti tragjik që i mori jetën 4 pjesëtarëve të një familjeje, ndodhi mëngjesin e djeshme, 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.
Një mjet tip "Audi" i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara përplasi nga pas mjetin tip "Toyota" ku udhëtonte familja Gushi.
Përplasja ka qenë e fortë duke rezultuar fatale për familjen Gushi.
Viktima të aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç dhe Silvana Gushi, 33 vjeç dhe dy vajzat e mitura A. Gushi, 14 vjeç dhe E, Gushi, 9 vjeç.
Të plagosur mbetën edhe tre persona që udhëtonin në makinën tip "Audi."
Të plagosurit nga aksidenti janë I.M, F.L dhe G.S.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 në vendin e quajtur “Kripa” pranë fshatit Panaja të Vlorës.