Intervista e Edi Ramës në televizionin e së djathtës ekstreme të Donald Trumpit, NewsMax solli mjaft hamendësime e diskutime. Grid Rroji, një shqiptaro- amerikan aktiv në diskutimet politike, që është kritik me PD-në, thekson se Edi Rama ka kaluar paralizë faciale, si pasoje e stresit që ka i sjellë Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Nga intervista shumë e përzemërt e Grenellit me Edi Ramën: cili stres t’ja ketë ndjellë paralizën faciale të anës së majtë e cila u duk qartë edhe pse Rama përpiqej t’a fshihte?”, shkruan Rroji.
Por përveç këtij “provokimi të ish zëdhënësit të Sali Berishës kur Bush erdhi në Tiranë, por që është kritik shumë edhe me PD, ra në sy përse Edi Rama u intervistua nga një televizion ekstremist kundër Presidentit Biden.
Çfarë problemesh ka Rama që t’i drejtohet grupimeve anti-Biden në SHBA?
Erion Veliaj mësohet se është ftuar sërish në SHBA, ndërsa po flitet për një valë të fortë arrestimesh edhe nga mazhoranca.
Madje aq e madhe është kjo frymë, sa ka shkaktuar një revoltë të fortë brenda PS-së. Rama po kërkon vota jashtë gardhit të vet, pasi ka frikë se nuk do ta votojnë kabinetin e tij deputetët socialistë. Pasi Rama, sipas edhe kërkesës së SHBA në qeverinë e re nuk do të ketë asnjë nga emrat që u shpallën “yje” në betejën e 25 prillit. Bëhet fjalë për Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Blendi Klosin, Blendi Çuçin, por edhe më shumë se kaq.
Por pa ata, Rama jo thjesht nuk bën qeverinë, por do të duhet të ribëjë politikën, e nëse i drejtohet PD-së për ndihmë, në Parlament lind një pol i ri.
Megjithatë, prapaskenat janë edhe më të forta. Rama ka bërë këto ditë me deputetët e listës rezervë, që flitet se do të zëvendësojnë të gjithë që do tu përmendet emri nga SPAK. E këto janë shumë, madje aq shumë, sa në PS ka nisur një shthurje totale. Nëse e keni vënë re, është riaktivizuar edhe Pandeli Majko, i cili beson se do të jetë deputet nëse do të largohen dy tre nga qarku Tiranë.
Po flitet gjithnjë e më shumë për një tërmet që duket i ka shkaktuar paralizë Edi Ramës…