Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë për tre raste të reja me koronavirus.
Qytetarët pozitivë u zbuluan pasi u kryen 3.853 testime.
Betejën me sëmundjen e ka humbur një paciente 73-vjeçare, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohet vetëm një qytetar.
Në orët e fundit janë shëruar shtatë persona.