Besimtarët bektashinj të zonës së Bubsit në Bashkinë e Këlcyrës përkujtuan së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Aliun, një nga përfaqësuesit më të ndritur të bektashizmit në këto anë.
E vendosur jo rastësisht në këtë lartësi nga ku duket maja e malit të Tomorit edhe tyrbja e famshme e Abaz Aliut teqeja e Bubsit hapi dyert për shumë besimtarë që kishin ardhur për të përkujtuar klerikun i cili shërbeu me devotshmëri e sakrificë.
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha se Baba Aliu ishte një misionar i përhapjes së paqes dhe frymës së pajtimit.
Besimtarët e fshatit Bubsit thonë se ata e mbajnë mend aktivitetin e pakursyer të Baba Aliut në dobi të komunitetit.
Bubsi ka një traditë të lidhur ngushtësisht me tyrbet dhe teqetë ndërsa pjesa më e madhe e banorëve i përkasin besimit bektashian.