Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku vetëm pak orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.
Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate.
“MIRËMËNGJES ? nga Velipoja e dashur?”, shkruan Rama përbri fotos.
Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë kujtuar kryeministrit se çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_031624775069.png)