Mbrëmjen e djeshme katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagosur në Velipojë pas një konflikti për shezlongët.
Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.
“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_-640-0-60d81ebf30a211624777815.png)
Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi.