Vrasja e katërfishtë në Velipojë, reagon edhe LSI

Shqipëria

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, reagon edhe LSI

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:16
Endrit Braimllari

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, gjatë një konflikti me armë për hapësirat në plazh.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari thotë se ngjarja tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Sipas tij, Policia e ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë në kulmin e sezonit turistik tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Rilindja e ktheu Policinë e Shtetit në institucion statistikash dhe në strukturë elektorale në mbështetje të militantëve dhe grupeve kriminale të Rilindjes”, shkruan Braimllari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat