Zbardhen detaje nga konflikti me katër të vdekur në Velipojë, kush janë dy personat në kërkim

Shqipëria

Zbardhen detaje nga konflikti me katër të vdekur në Velipojë, kush janë dy personat në kërkim

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, me katër të vdekur dhe dy të plagosur që ndodhi dje në mesnatë në Velipojë. 

Policia e shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllëzërit Ferracaku. Ndërkohe janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllëzërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Vëllëzërit Ferracaku kanë patur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllëzërit Gocaj kanë patur njëri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Të vrarë mbeten Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli 17 vjeç ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracaku. Ndërkohe mbeten të vrarë edhe vëllëzërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamarier në plazhin e Velipojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat