Alban Zeneli, Drejtori i Spitalit të Traumës në një prononcim dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dylit që mbetën të plagosur në masakrën në Velipojë.
Hasan Ferracaku është në gjendje më të lehtë, por nuk rrezikon krahun.
Megjithëse më herët u raportua se 17-vjeçarit Elmilind Dylit rrezikohej t’i pritej këmba, mjeku thotë se nuk është në gjendje që t’i pritet këmba.
Sipas mjekut i mituri ka dëmtime në këmbë, plumb në kërci, apo gju, pak në gjendje me serioze se Hasan Ferracaku.