Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga dita e sotme nisin aplikimet në portalin e-Albania për t’u vaksinuar për grupmoshat mbi 18 vjeç.
Ditët e hapura për vaksinim janë në datat 29-30 Qershor.
Më shumë se 935 mijë vaksinime anti-Covid janë kryer deri tani.
Do ta intensifikojmë këtë proces jetik në sezonin e verës, që është koha më e mirë për shtrirjen e vaksinimit masiv, shkruan ne rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë.