10 vdekje në 2 ditë/ Rama thërret me urgjencë Bledi Çuçin, urdhri që do japë

Shqipëria

10 vdekje në 2 ditë/ Rama thërret me urgjencë Bledi Çuçin, urdhri që do japë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:59
Edi Rama dhe

Kreu i qeverisë Edi Rama është i pranishëm sot në Vlorë ku u mblodh Asamblea e Partia Socialiste. 

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, ku temë e bisedës do të jetë ristrukturimi i Policisë së Shtetit.

Në këtë mbledhje do të jenë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

“Ju kërkoj ndjesë, por duhet të largohem sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm. Për mos humbur kohë për të lancuar sa më shpejt një pakt të ri të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, që ka kohë që është përgatitur, por që duhet të përshpejtohet dhe mos presim fundin e verës”, tha Rama ndër të tjera.

Kujtojmë që kjo kërkesa e kryeministrit Edi Rama vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat