20-vjeçari në foto është Musaen Zeneli, një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë.
Si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë.
20-vjeçari Zeneli e ka pasur ditën e tij të parë të punës dje në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim, dhe më pas u përfshinë në konflikt armësh.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_auto_djali16247978841624798255.jpg)
Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.