Dy personat që kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë në Velipojë, janë jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të dukshme.
Personat në fjalë janë 54-vjeçari, Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari, Elmilind Dyli.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy të plagosurit, Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime tek gjuri i këmbës.
Të dy këta persona dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ku u vranë dy vëllezërit Gocaj, 20-vjeçari Myzerim Zeneli si dhe Kujtim Ferracaku.