Problemet infrastrukturore mbeten shqetësim kryesor në llixhat e Elbasanit, një ndër zonat më të njohura për turizmin kurativ.
Edhe pse aty vijnë me qindra vizitorë edhe nga Kosova, Maqedonia, e Mali i Zi ata mbeten të zhgënjyer nga ajo që gjejnë.
Anastas Boka, administrator i qendrës kurative thotë se amortizimi i rrugës po i largon ditë pas dite frekuentuesit.
"Është një numër i pakët për kapacitete që ka hoteli. Rrugët nuk janë të mira, nuk janë të asfaltuara. Kur është kohë e keqe rrugët bëhen me baltë, nuk kalojnë dot njerëzit, ata duan shëtitore."
Neglizhenca e Institucioneve përgjegjëse i detyron bizneset private që administrojnë zonën të investojnë vetë disa herë në riparimin e rrugës.
"Do kalojnë makinat, do kalojnë njerëzit."
"Jam detyruar, që në disa vende ta mbush vetë gropat."
Edhe banorë të zonës ankohen.
"Jemi ankuar deri te Kryetari i Rrethit, do i bëjmë do i bëjmë na thonë."
"Rruga është e keqe këtu, duhet të kishte asfalt, nëse do ishte e asfaltosur, do të vnin edhe nga Franca turistët."
"Kjo është rrugë 200 metra, duhet rregulluar, sepse ka shume biznese në rrugë."
Investimet në hapjen e bizneseve private në zone janë shtuar ndjeshëm ,mirëpo problemet infrastrukturore kthehen në kosto për sipërmarrësit.