Aksident në Lezhë/ I përplasi “Fiati-i”, plagoset drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij

Shqipëria

Aksident në Lezhë/ I përplasi “Fiati-i”, plagoset drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një tjetër aksident ka ndodhur në vendin tonë.

Aksidenti radhës ka ndodhur në kryqëzimin e Tales, ku janë përplasur një automjet me një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat