Vasili i “përvishet” Ramës: Ky sadist ka vetëm një paranojë, të hakmerret ndaj Dritan Lelit

Shqipëria

Vasili i “përvishet” Ramës: Ky sadist ka vetëm një paranojë, të hakmerret ndaj Dritan Lelit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:01
Edi Rama

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan “sadist shëtitës”, pasi, sipas tij, ai nuk shqetësohet për viktimat e ditëve të fundit, por si të të hakmerret ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

“Shqiperia s’ka kryeminister, ka vetem nje nje sadist shetites.

Edi Rama nuk foli asnje fjale per kater te vrare ne Velipoje dhe mban fjalim per Afrim Qendron ne mes te Vlores! Ndonese u vrane 4 qytetare ne Velipoje sepse qeveria e ketij sadisti nuk funksionon, Edi Rama nuk thote asnje fjale per 4 viktima ne Velipoje.

Ky nuk thote asnje fjale as per aksidentin e Vlores ku u shua nje familje! Ky sadist hakmarres ka vetem nje paranoje te hakmerret ndaj Kryetarit te Bashkise Vlores Dritan Leli se nuk ju bind qe te permbushte hajdutlleqeve dhe poshtersive te ketij. Jetet e humbura nuk perbejne asnje shqetesim per Edi Ramen as si kryeminister as si njeri. Shqiperia s’ka kryeminister ka thjesht nje sadist shetites”, shkruan Petrit Vasili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat