​Vetura përplas motoçikletën, plagosen babë e bir

Shqipëria

​Vetura përplas motoçikletën, plagosen babë e bir

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sot në rrugën Lezhë-Milot.

Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një veturë tip Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas shqiptar me fëmijën e tij të mitur.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat