Sulmohet çifti në Korçë me qëllim grabitjen

Shqipëria

Sulmohet çifti në Korçë me qëllim grabitjen

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Sulmohet një çift teksa ishin në makinë me qëllim për t’i grabitur në afërsi te Varreve të Dëshmorëve në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar të Korçës.

Sipas të dhomave të para mësohet se makina me targe AB 426 CF ka qenë e ndaluar, kur një perso, iu ëhstë afruar, ndërsa drejtuesi i mjetit ka vrapuar për t’u larguar, duke lajmëruar dhe policinë.

Në të njëjtën kohë është larguar edhe autori për të iu shmangur policisë. Kjo e fundit ka arritur në vendngjarje për të të kryer hetimet e nevojshme.

Sakaq në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për ngjarjen në fjalë. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat