Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin.
Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar vetëm dje punë si kamerier në hotelin Gocaj.
Dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës.
Ky lajm tronditi jo pak opinioni dhe mediat në Shqipëri të cilët reaguan me mesazhe sensiblilizuese për kamarierin 20 vjeçar i cili humbi jetën padashje në këtë përplasje. Kjo ngjarje me 4 të vdekur nuk i ka shpëtuar as mediave ndërkombëtare të cilat kanë shkruar për të.
Gazeta e njohur gjermane Blick shkruan: Katër të vdekur në të shtënat në Shqipëri.
Gazeta tjetër gjermane Kronen Zeitung shkruan: Mosmarrëveshja për shezlongët: katër të vdekur në Shqipëri.