Vrasjet në Velipojë/ Çuçi paralajmëron konferencë për shtyp

Shqipëria

Vrasjet në Velipojë/ Çuçi paralajmëron konferencë për shtyp

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 10:14
Blendi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi do të japë konferencë për mediat në orën 11:00.

Sipas burimeve mësohet se konferenca ka lidhje me masat e fundit që ministria ka marrë pas ngjarjeve që tronditën vendin, ku u vranë 4 shtetas në Velipojë të Shkodrës.

Pas ngjarjeve të rënda, kryeministri Edi Rama thirri me urgjencë Çuçin në Vlorë për të bërë një organizim të policisë shtetit.

Ristrukturimi i policisë së shtetit u paralajmërua nga Rama, duke nënkuptuar ndryshime në policinë e shtetit. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë largim të vetë çuçit, apo ministri do të bëjë një prezantim të ristrukturimit të policisë së shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat