Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është përfaqësuesi i parë nga opozita që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Shteti tashmë ka rënë, Qeveria ka rënë! Kryeministri duhet të dorëhiqet! Krimet, vetëgjyqësite, mos respektimi e zbatimi i rregullave me elementare në mbrojtje të jetëve, me pasoja tragjike këto, etj, kanë marrë dimensione të paimagjinueshme. Vdekje, plagosje, rrahje, dëmtime, djegie, tritol të pronës personale, prerje duarsh etj për të zgjidhur konfliktet nga vetë qytetaret. Pagesa nën dorë, ryshfete kudo në zyra e deri në sistemin shendetesor….
Droge, kanabizim i Shqiperise,10-15 Euro për “mbrojtjen” e ccdo bimë të tille, e më tej nënshtrim ndaj atyre që u ke paguar, se provat ata i ruajne! Kjo është tabloja e nje vendi ku “Shteti ka rene”, ku qytetaret nuk kane me asnje besim e respekt per shtetin, qeverine e institucionet e saj, duke filluar nga Kryeministri vetë", shkruan Shehu në një status në rrjetet sociale.
Më tej ai shprehet se "Shqpëria është vendi ku qytetarët si pasojë kërkojnë të zgjidhin vete problemet e tyre, sipas menyres së secilit: --Me force ose me para! Pra kemi nje tablo tipike Xhungle ku “fiton me i forti”! Shumë larg kjo nga aspirata jone europiane… Pra nuk është më dobësi e vetëm një institucioni të rëndësishëm, qoftë dhe e policisë. Këto mund te jenë vetëm disa “organe” të prekura, por nga një sëmundje e rëndë, që ka goditur të gjithë “organizmin”, pra te gjithe Shtetin! Dhe qe per ta mjekuar kete tashme duhet “kirurgji e reanimacion”, ndryshe “vdekja” eshte e pa evitueshme. Ne kete rast “kirurgu e reanimatori” i vetem e i mundshem eshte opinioni publik, jane masat e njerezve, populli vete…nqs dhe ai beson akoma te nje Shqiperi e zhvilluar e europiane. Ne fakt “kirurgji” e madhe kjo, por e domosdoshme qe duhet te filloje me Kryeministrin!".