Prekëse! Kamarierët bëhen të gjithë bashkë dhe bëjnë gjestin e madh për 20-vjeçarin që u vra në Velipojë

Shqipëria

Prekëse! Kamarierët bëhen të gjithë bashkë dhe bëjnë gjestin e madh për 20-vjeçarin që u vra në Velipojë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:01
Musaen Zeneli

Shkodra i dha sot lamtumirën 20 vjeçarit, Musaen Zeneli, një prej katër personave qe humbi jetën gjatë konfliktit për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë.

Familjarët, nuk pranuan të komentojnë për ngjarjen dhe kërkuan privatësi në ceremonitë e fundit.

Ndërkohë, historia e të riut që humbi jeten në ditën e tij të parë të punës ka ngjallur reagime të forta, ndikuar edhe nga vështirësitë ekonimike në të cilat ai ishte rritur dhe jetonte.

Për tu ardhur në ndihmë, në Shkodër ka nisur një fushtatë që sot të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 20 vjeçarit.

Nismëtar është Rehyl Toska, i cili punon si kamarier në kryeqendrën e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat