Banorët e Fushë Mamurrasit në protestë për punimet në rrugë: Jo cilësore

Shqipëria

Banorët e Fushë Mamurrasit në protestë për punimet në rrugë: Jo cilësore

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:31
Foto

Prej 30 vitesh kanë protestuar për mungesën e infrastrukturës, por tanimë kur rruga duket se ka nisur të rregullohet banorët e fshatit Fushë-Mamurras, kanë dalë përsëri në tubim.

Ata thonë se cilësia e punimeve nuk është e mirë, dhe se projekti ka devijuar duke lënë rrugën pa trotuare dhe kanalizime.

"S'kemi për t'i lënë të punojnë, e kanë mbyllur kanalin," thotë banori.

"Na kanë premtuar me kanalizim, me rrugë me asfaltim. Në 2021 ai e vazhdon rrugën pa e ditur se fare se çfarë po bëhet këtu," thotë banori.

Banoret i kërkojnë përgjigje kryetares së bashkisë, Majlinda Cara, e cila ka premtuar punime cilësore në këtë rrugë fshati, në rast të kundërt do vijojnë tubimet dhe nuk do të lejojnë punimet. 

"Do kërkojmë kryetaren dhe do flasim me kryetaren direkt," thotë banori.

"Se duan të fusin gjysmat e lekëve në xhep, ta harrojë," thotë banori.

Në rikonstruksionin e rrugës së fshatit nuk janë vendosur tabelat informuese për punimet, vlerat apo afati i përfundimit të investimit.

Madje mungojnë të dhënat dhe për kompaninë që kryen punimet.

Në fshatin Fushë Mamurrasi jetojnë rreth 6 mijë banorë, të cilët janë ankuar herë pas here për mungesën e investimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat