Mbërrijnë mbi 24 mijë vaksina anticovid në Shqipëri

Shqipëria

Mbërrijnë mbi 24 mijë vaksina anticovid në Shqipëri

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Shqipëria sot ka siguruar mbi 24 mijë vaksina anticovid.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook njofton se sonte në Rinas mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa Kroacia ka dhuruar 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

“Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate.

1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv” shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat